LajmeRajon

Lokaleve në Prishtinë u vendosen matësit e decibelëve

Ka filluar vendosja e matësve të decibelëve nëpër lokalet e gastronomisë të Prishtinës.

Koha ka siguruar fotografi të këtyre matësve që janë vendosur në pjesët e jashtme të lokaleve me qëllim të monitorimit të ndotjes akustike.

Javën e kaluar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga 21 gushti të gjitha lokalet e gastronomisë në kryeqytet që nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten.

“Vizituam sot Dhomën e Monitorimit të Ndotjes Akustike në Inspektoratin e Kryeqytetit. Nga e hëna fillojmë edhe zyrtarisht punën dhe duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend, të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten”, ka shkruar ai në Facebook.

Show More

Related Articles

Back to top button