LajmeRajon

Pronari i agjencisë në Portin e Vlorës gjendet i vdekur, familjarët: E kanë vrarë dhe grabitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Pronari i një agjencie biletarie pranë portit është gjetur i vdekur. Familjarët kanë dyshime se viktima Nadir Gjata është vrarë dhe më pas është grabitur.

Kjo pasi ai ishte pronar i agjencisë në zonën e njohur si “Kapelja” tek porti i Vlorës dhe me vete kishte edhe një çantë.

Sipas familjarëve vikitima kishte goditje në kokë dhe çantën nuk e kishte më.

Ai ishte larguar nga porti rreth ores 03:00 – 04:00 të mëngjesit dhe dyshimet janë se ai mund të jetë përplasur nga ndonjë makinë.

Show More

Related Articles

Back to top button