Komisioni Rregullativ për Energji ka miratuar vendimin me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,40% në krahasim me vendimin e datës 01.07.2022.
Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë një rënie mesatare: benzina me 0,860%, nafta me 1,390%, vaji ekstra i lehtë me 1,407% dhe vaji djegës me 0,959%.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EURODIESEL (D-E V) ulen për 0,50 den/litër, ndërsa çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 1,00 den/litër.
Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS rritet për 0,422 den/kg dhe tani do të arrijë në 53,727 den/kg.
Nga data 5 korrik 2022, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 108,50 (den/litër)
EUROSUPER BS – 98 110,50 (den/litër)
EURODIESEL BS (D-E V) 103.50 (denarë/litër)
Naftë Extra Light 1 (EL-1) 102.00 (denarë/litër)
Mazuti M-1 NS 53,727 (denarë/kilogram)