LajmeMaqedoni

“Partitë shqiptare e përcaktojnë presidentin”/Selmani: Fronti Europian pritet të del me kandidat të përbashkët

-Partitë politike shqiptare do të jenë determinuese, këtë e tha ish kandidati për president Imer Selmani në “Summer Click” në TV21 i pyetur për zgjedhjet presidenciale që vijojnë në pranverë të vititi 2024. Selmani thotë se i ashtuquajturi Fronti Europian do të duhet të del me kandidat të përbashkët.

“Unë mendoj se në fund të ditës do të kemi një kandidat i cili do të përkrahet nga ky Front Europian ose pro europian, ku ndoshta të gjitha partitë politike shqiptare do të jenë aty dhe LSDM me gjitha partitë që janë pro europiane dhe do të kemi një kandidat i cili do të përkrahet nga VMRO-DPMNE dhe gjitha ata parti politike që janë euroskeptike ose janë për momentin kundër ndryshimeve kushtetuese”, tha Selmani.

“Janë në lojë kandidatë tjerë të cilët sipas informatave të mia, njëri prej kandidatëve i cili parashikohet, është vazhdimi i kandidaturës, ose rikandidimi i kryetarit aktual Stevo Pendarovski dhe mendoj se aty është duke u bërë tani biseda dhe negociata. Gazetari: A ka ndonjë emër tjetër? Nuk kam dëgjuar, ka dëshira, unë personalisht nuk kam ndonjë dëshirë”, theksoi Selmani.

Ndryshe, ditë më parë, sekretari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në intervistë për TV21 tha se janë të gatshëm të bisedojnë me të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut që bashkërisht të nxjerrin një kandidat shqiptar mbipartiak në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të kemi një kandidat për president dhe ai sigurisht që do të jetë kandidat i përbashkët i partive opozitare shqiptare, gjithsesi se jemi të hapur për të komunikuar me të gjitha partitë që të mund të kandidojmë edhe vetëm një shqiptar, nëse jemi dakord që ai të jetë një kandidat mbipartiak. Shpresojmë që të ketë gjasa reale një kandidat president shqiptar dhe ne jemi në shërbim të këtij synimi dhe realisht, jo vetëm deklarativisht, që të punojmë bashkë që të vijë dita edhe një shqiptar të mund të bëhet president i këtij vendi”, tha Ibrahimi për TV21.

Show More

Related Articles

Back to top button