Është bërë e ditur përmes një urdhri të publikuar në faqen e Gjykatës Speciale.Sipas njoftimit, gjykimi do të mbahet nga ora 13:30 deri në 17:10 me datën 26 tetor, ndërsa nga 09:30 deri në 11:05 një ditë më vonë.Në muajin shkurt, mbrojtja e Salih Mustafës kishte bërë të ditur dorëzimin e nëntë shkaqeve të apelimit, pas dënimit me 26 vjet burgim i cili ju shqiptua në dhjetor të vitit të kaluar.Prokuroria pretendon se Mustafa ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4.Gjykimi ndaj Mustafës kishte nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe janë mbajtur seanca në 52 ditë.Janë tetë persona që janë pranuar si viktima dhe që kanë marrë pjesë në këtë proces gjyqësor, ndërsa janë dëgjuar 13 dëshmitarë të ZPS-së dhe 15 të mbrojtjes.Shumë nga dëshmitarët e prokurorisë kanë qenë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”
Read Next
Bota
20 hours ago
Khamenei kërkon eliminimin e Netanjahut
Lajme
21 hours ago
Sot Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas
20 hours ago
Khamenei kërkon eliminimin e Netanjahut
20 hours ago
Taravari: Për gjashtë muaj në Spitalin e Gostivarit janë investuar rreth 400 mijë euro
20 hours ago
Të dhëna alarmante, mbi 62% e grave në Maqedoni ishin viktima të dhunës kibernetike
20 hours ago
Taravari: Funksionarë të BDI-së po lëvizin nëpër zyra të hetuesisë dhe prokurorisë
20 hours ago
Kryeministri i Gjeorgjisë shkarkon ministrin e Jashtëm dhe dy anëtarë të tjerë të kabinetit
20 hours ago
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
21 hours ago
Sot Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas
21 hours ago
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
22 hours ago
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
22 hours ago