Shembet dheu në vendin ku po punonte në Tetovë, ndërron jetë shtetasi shqiptarPolicia e Tetovës informoi se dje një 54-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën gjatë kryerjes së punëve ndërtimore.Rasti është raportuar rreth orës 15:40, kur në SPB Tetovë janë lajmëruar nga spitali klinik i Tetovës.“Është raportuar se në Spitalin klinik të Tetovës pa shenja jete është sjellë L.B. (54) nga Republika e Shqipërisë. Sipas raportimit, teksa ishte duke kryer punë ndërtimore në Çelopek të Tetovës rreth orës 14:30 mbi të është shembur dheu në kanalin që po hapnin. Ai është nxjerrë nga kanali dhe është transportuar në ordinancën private në fshat për ndihmë mjekësore dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin klinik të Tetovës. Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë kryer inspektim dhe mbi trupin e pajetë do të bëhet obduksion. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, informoi SPB Tetovë.Muajin e kaluar, më 14 korrik punëtorë të ndërtimit të moshës 50 dhe 63 vjeçare e humbën jetën duke punuar në Shipkovicë të Tetovës. Në atë kohë kanë ndërruar jetë A.A. (63) nga Selca e Tetovës dhe XH.C. (50) nga Republika e Shqipërisë.
Read Next
6 hours ago
Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban
7 hours ago
M-NAV zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit drejtues
7 hours ago
PKK merr përgjegjësinë e sulmit në Turqi
7 hours ago
Durmishi: Vendimi i Qeverisë po jep rezultate, janë ulur çmimet e produkteve ushqimore
10 hours ago
Skandali i “bandës së të porsalindurve” në Turqi: 47 mjekë e infermierë akuzohen për vdekjen e të paktën 10 foshnjave
10 hours ago
Në Bosonjë, adoleshenti hyn në komisariat dhe vret policin
10 hours ago
Izraeli godet Gazën, 150 të vdekur nga sulmi në kampin e refugjatëve “Jabalia”
10 hours ago
Fuqitë botërore mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin
10 hours ago
Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë
10 hours ago