LajmeMaqedoni

Jo vetëm heqja e 20%, por gjuha shqipe të fitojë status dhe tretman të njejtë me gjuhën maqedonase edhe me Kushtetutë

Mersim Maksuti

Lidhur me ndryshimet e inicuara kushtetuese:

“Jo vetëm heqja e 20%, por gjuha shqipe të fitojë status dhe tretman të njejtë me gjuhën maqedonase edhe me Kushtetutë”

Partitë politike shqiptare si ato në pushtet dhe ato në opozitë, pres të demostrojne një pragmatizëm më të theksuar politik ku krahas procesit të sendërtimit dhe formësimit të plotë të këtij shteti, të shtrojnë edhe kërkesat për të drejtat e shqiptarëve si një proces i pandarë dhe si element konstituiv i këtij shteti.
Nisur nga kjo, paketa e ndryshimeve kushtetuese, respektivisht Neni 7 i Kushtetutës, të pësoje riformulim të plotë ku jo vetëm do të hiqej 20%, por gjuha shqipe do të njihej me status dhe tretman të njejtë me gjuhën maqedonase.

Një kërkesë e tillë për momentin, shtrohet si e domosdoshme, aq më tepër kur vetë Ligji mbi të drejtën e përdorimit të gjuhëve të bashkësive, përkundër moszbatimit të plotë të tij, parasheh aplikim më të gjerë të përdorimit të gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e pushtetit, në administratë, gjyqësi, prokurori, Qeveri, Kuvend, etj, me ç’rast duhet rregulluar edhe baza juridike me Kushtetutë e këtij Ligji, si garancë e mosrrezikimit të tij nesër nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe për ta shpallur si antikushtetues dhe si pasojë heqjen e tij nga fuqia!

Show More

Related Articles

Back to top button