Një aksident ka ndodhur në zonën e Digës së Liqenit Artificial të Tiranës. Automjeti tip “BMW X6″ po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga, është ngjitur mbi Digën e Liqenit, në zonën e pedonales së përcaktuar vetëm për këmbësorët dhe biçikletat.
Automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa gomat kanë dalë prej mjetit. Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur. Drejtuesi i mjetit u arratis menjëherë pas ngjarjes, ndërsa mësohet se ka marrë me vete edhe targat e makinës.
Policia ka nisur hetimet dhe po vijon punën për kapjen e autorit të ngjarjes.