Pasditën e nesërme në Gostivar organizohet debat mbi shkollat e mesme të komunës së Gostivarit, me theks të veçantë diskriminimin.
Debati i cili do të mbahet në Pallatin për Kulturë në Gostivar, fillon në ora 18, ndërsa në panel pjesëmarrës janë: Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Aslian Snopçe, Përgjegjëse e Sektorit për Arsim në komunën e Gostivarit, Era Aliu, drejtoreshë ekzekutive e UpCT dhe Monika Zajkova, deputete.
Paneli do të moderohet nga Naser Veliu. Panel diskutimi organizohet nga WeUnity në bashkëpunim me Young Cities Program, të cilët ju fton të ndiqni të njejtin, i cili mbanë titullin: “Diskriminimi në shkollat e mesme në komunën e Gostivarit”.