Milani ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Marco Pellegrinos. Lojtari ka nënshkruar kontratë me Rossonerët deri në qershor të vitit 2028.
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Marco Pellegrino në një transferim të përhershëm nga Club Atletico Platense. Mbrojtësi argjentinas ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2028”, bën të ditur fillimisht klubi nga Milano.
“I lindur në Buenos Aires, Argjentinë, më 18 korrik 2002, Marco u zhvillua në radhët e të rinjve të Platense, për të cilin ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 23 mars 2023 dhe shënoi një herë në 17 paraqitje”.
“Marco Pellegrino do të mbajë fanellën me numrin 31”, thuhet në komunikatën e klubit italian.