LajmeRajon

Ambasada britanike reagon pasi Dogana e Kosovës arriti rekord të hyrash

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka reaguar pasi Dogana e Kosovës gjer më tani i ka mbledhur mbi 1 miliard euro, duke tejkaluar vitin e kaluar me 71 milionë euro apo 7.62 për qind.

Me këtë rast, Dogana e Kosovës ka shënuar një rekord të hyrash për buxhetin e Kosovës.

“Urimet tona për Doganën e Kosovës për arritjen e rezultateve kaq të shkëlqyera për të ardhurat e mbledhura këtë vit”, thuhet në reagimin e ambasadës në Twitter.

Sipas tyre, rezultatet pasqyrojnë punën e palodhur dhe angazhimin e të gjithë atyre që punojnë në institucion.

“Ne kemi një marrëdhënie afatgjatë me Doganën e Kosovës dhe mbetemi të përkushtuar për të mbështetur në këtë fushë”.

Show More

Related Articles

Back to top button