LajmeMaqedoni

Shkupjani arrestohet pasi transportonte dru pa dokumentacion

Policia e rajonit të  Draçevës e ka privuar nga liria XH.SH. (39) nga fshati Ellovë, komuna Studeniçan.

Siç njoftojnë sot nga MPB-ja, ai është pikasur nga ana e nëpunësve policorë se si me automjetin “fiat tipo” me targa të Shkupit transportonte dru për ngrohje pa dokumentacion. XH.SH. ka tentuar të arratiset, por shumë shpejt është kapur dhe është arrestuar

“Automjeti dhe drutë janë sekuestruar për procedurë të mëtejme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga policia.

Show More

Related Articles

Back to top button