Greqia ka refuzuar ndihmën e ofruar nga zjarrfikëset e qarkut të Korçës, të cilat udhëtuan drejt kufirit për të shkuar për ndihmë në zonën e përfshirë nga zjarret në Alexandropulis.
Sistemi Evropian i Mbrojtjes Civile i është përgjigjur Shqipërisë se nuk ka më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende tjera të BE-së.
Kjo ka bërë që zjarrfikëset e nisura nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana të kthehen pas pas refuzimit nga pala greke.
Zjarrfikëset qëndruan disa orë në qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit, por pas marrjes së njoftimit nga sistemi Europian i Mbrojtjes Civile, ato janë kthyer pas siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme./euronewsalbania/