LajmeMaqedoni

Eskobar nesër në mision për ndryshimet kushtetuese! Mickoski: E thirri pushteti që  të ushtrojë torturë dhe presion

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, vlerësoi se opozitarja VMRO-DPMNE  as tani e as pas zgjedhjeve nuk synon të votojë ndryshimet kushtetuese dhe në këtë mënyrë ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ka dy mënyra për të arritur shumicën e nevojshme, theksoi ai, ose VMRO-DPMNE si parti politike të japë mbështetje ose siç ishte rasti me Marrëveshjen e Prespës. Mariçiq me vlerësim se nuk është i bindur se VMRO-DPMNE do të vazhdojë procesin e integrimeve europiane edhe pas zgjedhjeve.

“Synimi ynë është ta përfundojmë këtë, ideale është me mbështetjen e plotë të opozitës dhe ne synojmë drejt asaj që para një viti, por nuk më duket, sipas asaj që thotë kreu i opozitës, nuk më duket se sinqerisht duan tani ose pas zgjedhjeve. Që të jetë arsyetim pas kësaj, jam i bindur se do të jetë kështu, të jetë arsyetim që VMRO-DPMNE nuk mund të votojë për amendamentet kushtetuese sepse premtuan në fushatë se nuk do të votojnë nën diktat bullgar. Dhe pastaj të hyjmë në një konfuzion se është e mundur që të arrihet një marrëveshje më e mirë dhe të presim, këtë e tha edhe kreu i opozitës”, tha Bojan Mariçiq,  zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Por nesër, një javë pas mbajtjes së debatit për ndryshimet kushtetuese, në vend po vjen përfaqësuesi i lartë amerikan i diplomacisë, Gabriel Eskobar, misioni i të cilit siç duket është që të arrijë marrëveshje për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Përveç takimeve me krerë të lartë shtetërorë, presidentin Pendarovski dhe kryeministrin Kovaçevski, vëmendja më së shumti do të jetë në epilogun e bisedimeve që do të ketë me Mickoskin. I pari i VMRO-DPMNE-së thotë se kjo vizitë është në kërkesë të Qeverisë që të kryej torturë dhe presion.

“Vizitën e Gabriel Eskobar-it e vlerësoj si çdo vizitë tjetër. Ajo që tani pushteti po mundohet që vizitën e z. Gabriel Eskobar ta përfaqësojë si vizitë, thënë kushtimisht, të buldozerit diplomatik i cili këtu është thirrur në ndihmë nga Qeveria që të kryej torturë dhe presion, kjo tashmë është dobësi e kësaj qeverie të kriminelëve. Torturë dhe presion nuk kryhet më në shekullin 21, ndërsa edhe po të kryejnë presion dhe torturë atëherë kanë zgjedhur bashkëbiseduesit e gabuar”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Seanca për ndryshimet kushtetuese është ndërprerë nga ana e kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, derisa të sigurohet shumica e nevojshme për miratimin e tyre. Opozita kërkon që ajo të vazhdojë dhe nevoja për ndryshimin e Kushtetutës të vendoset në votim.

Show More

Related Articles

Back to top button