LajmeMaqedoni

Vizita dyditore e Eskobarit, Ramadani: Kriza e brendshme shton presionin e jashtëm

Mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese aktivizoi ardhjen e diplomatëve ndërkombëtar, sidomos ato të SHBA-së, e cila pritet të intensifikohet me vizitën e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Eskobar. Për analistin politik Ismet Ramadani, shtimi i presionit të jashtëm është bërë i zakonshëm në vendin tonë, çdoherë që shteti ballafaqohet me kriza politike prej të cilave varen vendimet me interes madhor. Për TVM2, Ramadani shton se zyrtarët e huaj vijnë për të krijuar ambient për votimin e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa presioni më i madh pritet t’i bëhet pikërisht VMRO-DPMNE-së.

“Si çdo herë  pa intervenim, pa involvim të SHBA-së dhe BE-së ,nuk mund të ketë ndonjë rezultat pozitiv në këtë drejtim. Jam shumë i bindur se Mickovski do të bëjë përpjekjet e fundit, pra që mos të lejojë kalimin e ndryshimeve kushtetuese, mirëpo duhet t’a ketë parasysh se nuk është ndonjë potencial politik partiak që mund t’i vehet në opozitë kryeneçe SHBA-se dhe BE-së. Në këtë drejtim presioni do të jetë shumë më i madh, vetë fakti i paralajmërimit të ardhjes së zëvendës ndihmës sekretarit amerikan Eskobar. Administrata amerikane duhet të jetë pak më prezente. Kanë një diplomaci e cila nuk të jep shumë mundësi për të manipuluar dhe për t’i ik asaj që është detyrë”, tha analisti politik, Ismet Ramadani.

Nëse eventualisht VMRO-ja do t’i thotë “PO” ndryshimit të kushtetutës, njëkohësisht do të ketë rast t’a ndryshojë imazhin partiak në sytë e ndërkombëtarëve dhe të hap mundësi  për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme. Edhe në mesin e VMRO-së sipas Ramadanit, ka potenciale që janë pro interesave dhe të ardhmes evropiane shtetërore.

“Nëse i voton VMRO-ja ndryshimet kushtetuese, do t’i bie pak rejtingu, por do të jetë konkurrent serioz për t’i fituar zgjedhjet. Nëse nuk i voton, atëherë deri në pranverën e ardhshme do të krijohet një ambient anti VMRO edhe nga faktori ndërkombëtar por edhe brenda për brenda do të rrezikojë si parti politike deri në përçarje midis tyre, por edhe t’i humb shanset për konkurrencë serioze në zgjedhjet e ardhshme.”, tha Ramadani.

Ndryshe, pos takimeve me zyrtarët shtetëror, në agjendë të vizitës së emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Eskobar, është edhe biseda e tij me kreun e opozitës Hrisitjan Mickovski, për çka ky i fundit komenton dhe thotë se askush nuk mund t’i ndryshojnë argumentet e tyre.

Show More

Related Articles

Back to top button