LajmeMaqedoni

Janevska: Nxënësit edhe këtë vit do të nisin pa tekste shkollore

Edhe përkundër premtimeve të rreme të qeverisë, edhe ky vit shkollor do të filloj pa tekste shkollore, edhe pse qeveria e ligji për arsimin bazë parashikon që nxënësit të kenë tekste falas më 1 shtator, akuzojnë nga OBRM-PDUKM

“Siç po pritej, përkundër premtimeve të rreme të qeverisë, edhe ky vit shkollor do të filloj pa tekste shkollore, edhe pse qeveria e ligji për arsimin bazë parashikon që nxënësit të kenë tekste falas më 1 shtator. Përkundrazi, tekste shkollore të caktuara nuk do të kenë në dispozicion por për ta do të ketë materiale mësimore në formë elektronike, pra në format PDF. Ajo do të thotë nxënësit përsëri do të jenë të diskriminuar konstatoi Komisioni Kundër Diskriminimit” tha Vesna Janevska, kryetare e Komisionit për Arsim dhe Shkencë të OBRM-PDUKM-së.

“Skandali i dytë i përgatitur nga autoritetet e BDI-së dhe LSDM-së, vetëm 7 ditë para fillimit të vitit shkollor, është dhënë vendim për miratimin e udhëzimit për planifikimin dhe organizimin e orëve mësimore nga klasa e parë deri në të 6-tën në arsimin fillor për vitin shkollor 2023/2024.

Të nderuar këtu bëhet faj për dokument i publikuar në web faqen e Byroja për Zhvillimin e Arsimit, i pa nënshkruar, e cila sqaron si duhet të zhvillohet mësimi sipas “Programit të ri për avancimin e arsimit në Maqedoni”, të cilin ministri e ka nënshkruar fshehurazi, pa e informuar opinionin publik. OBRM-PDUKM është përgjigjur dy herë dhe ka vënë në dukje cilësinë e dobët të këtij programi, por vetëm sot, kur duhet të zbatohet, i bëhet e qartë opinionit se për çfarë bëhet fjalë.

Show More

Related Articles

Back to top button