GostivarLajme

Ndalohet një 26 vjeçar nga Gostivari, dyshohet për vjedhje të një skuteri elektrik

Me datë 23.08.2023 rreth orës 20:10 në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar 26-vjeçarin nga Gostivari J.I., i cili dyshohet se më parë ka kryer vjedhje, gjatë së cilës i ka marrë një skuter elektrik, në pronësi të 27-vjeçarit J.A., po ashtu nga Gostivari.

Skuteri u gjet dhe iu kthye pronarit, ndërsa J.I. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës.

Show More

Related Articles

Back to top button