LajmeRajon

Abazoviq takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për Kosovën dhe Serbinë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it të udhëhequr nga komandanti Angjelo Ristuca.

Sipas njoftimit, thuhet se Qeveria e Malit të Zi mbështet dialogu dhe të gjitha përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.

“Qeveria e Malit të Zi mbështet fuqishëm KFOR-in në përpjekjen e tij për të garantuar sigurinë në veri të Kosovës. Jemi gjithashtu të lumtur që ushtarët tanë janë atje dhe po kontribuojnë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.”

Tutje, Abazoviq ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i kthehen dialogut dhe të vazhdojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Orhit.

“Ne duhet të jemi një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe tolerante, që vlen për të gjithë rajonin. Duhet të përqendrohemi te brezat e ardhshëm dhe interesi i brezave të ardhshëm nuk është që të merren me bishtat e së shkuarës. Nuk mendoj se është në interes të askujt. Prandaj i bëjmë thirrje të dyja palëve, Prishtinës dhe Beogradit, që t’i kthehen dialogut dhe të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, e cila së fundi u arrit në Bruksel dhe Ohër.” – ka thënë ai.

Kurse komandanti i KFOR-it, ka falënderuar qeverinë malazeze duke thënë se shpreson që për zgjidhje sa më të shpejtë për situatën në Kosovë.

Show More

Related Articles

Back to top button