Kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencial, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë në sektorë me rëndësi.
Rama u shpreh se Holanda është mjaft e pranishme në Shqipëri.
Rama: Këtu janë disa prej aktorëve kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë dhe ta zgjerojmë sa më shumë të jetë e mundur. Kemi edhe kënaqësinë e privilegjin për të pasur në vendin tonë Shell-in.
Kemi shumë shpresë që së shpejti do të mund të ndajmë me opinionin tonë publik dhe pse jo me atë rajonal dhe përtej rajonit një zbulim shumë të rëndësishëm.
Shell po arrin të realizojë në vendin tonë. Ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol në të ardhmen energjitike të Evropës.
Po shohim një rritje të rëndësishme të turistëve holandezë vitet e fundit.