LajmeMaqedoni

Pendarovski – Eskobar: Uashingtoni pret që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të barabartë në BE

Pritja nga Uashingtoni zyrtar që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të barabartë në Bashkimin Evropian, u shpreh në takimin e zëvendës ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Eskobar me presidentin Stevo Pendarovski, që u mbajt sot pasdite në Shkup.

Në takim u konfirmua mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të vendit tonë dhe u bisedua për hapat e ardhshëm që duhet t’i ndërmarrë vendi ynë me qëllim të avancimit në procesin integrues të BE-së.

“Presidenti Pendarovski e ceki rëndësinë e mbështetjes që SHBA-ja e jep për realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit tonë. Në atë drejtim, në tkaim u bisedua për hapat e ardhshëm të cilat duhet t’i ndërmarrë Maqedonia e Veriut për të përpraruar në procesin integrues të BE-së”, kumtojnë nga Kabineti i Presidentit.

Shtojnë se në takim është bërë fjalë edhe për gjendjet në rajonin më të gjerë, në kotnekst të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Me takimin me Pendarovskin, Eskobar e filloi vizitën dyditëshe në shtet.

Sipas paralajmërimeve, Eskobar nesër paradite do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, pas çka do të mbajnë konferencë prë shtyp, ndërkaq do të ketë takim edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski.

Ardhja e Eskobarit në Shkup pason pas fillimit të procedurës kuvendore për miratim të ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht që vendi ta mbajë konferencën e dytë ndërqeveriatre dhe t’i vazhdojë negociatat me BE-në.

***

 Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Eskobar sot pasdite, me takimin me presidentin Stevo Pendarovski, e filloi vizitën dyditëshe në vend.

Sipas paralajmërimve, gjatë qëndrimit në Shkup, Eskobar nesër duhet të takohet me kryeministrin Dimitar Kopvaçevski, si dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski.

Ardhja e Eskobarit në Shkup pason pas fillimit të procedurës kuvendore për miratim të ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht që vendi ta mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare dhe t’i vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian.

Diplomati i lartë amerikan në debatin për Ballkanin Perëndimor në Kongresin e SHBA-së, të mbajtur gjatë korrikut të këtij viti, deklaroi se SHBA-ja e mbështetë fuqishëm procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe është e angazhaur me qeverinë e re në Sofje të sigurojnë se nuk do të parashtrojë kërkesa të reja në rrugën evropiane të vendit.

“Në mënyrë që t’i avancojë aspiratat e veta për në BE, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar të zbatohen ndryshimet kushtetuese për njohje të pakicës bullgare. Fuqishëm e mbështesim këtë hap të rëndë, por të domosdoshëm, dhe gjithashtu jemi të angazhuar me qeverinë e re të Bulglarisë që të sigurohemi se nuk do të parashtrojë kërkesa të reja pasi që maqedonia e Veriut t’i përmbushë obligimet e veta nga marrëvehsjet ekzistuese”,tha Eskobar në debatin në Kongres, ku e prezantoi raportin për angazhimin e SHBA-së në Ballkan.

Show More

Related Articles

Back to top button