LajmeMaqedoni

VMRO-DPMNE: Koha për dorëheqje, zgjedhje dhe në fund përgjegjësi

Kovaçevski të mos e mbajë peng Maqedoninë, kolltuku i tij nuk është më i rëndësishëm se e ardhmja e qytetarëve, dorëheqja e më pas zgjedhjet, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

“Kovaçevski duhet të përballet me realitetin dhe menjëherë të japë dorëheqjen, që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje dhe të fillojmë me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Është e qartë se ndryshimet kushtetuese nën diktat bullgar nuk do të ndodhin dhe është e qartë se VMRO-DPMNE nuk do të shkojë kundër mendimit të popullit të saj. Qeveria pranoi një marrëveshje katastrofale, për të cilën u paralajmërua se nuk do t’i kalonte si nga VMRO-DPMNE-ja, ashtu edhe nga qytetarët. Prandaj ka ardhur koha për dorëheqje, zgjedhje dhe në fund përgjegjësi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Show More

Related Articles

Back to top button