Janë luajtur dje tre takime të vlefshme për javën e 3 në Premier League.
Manchester City fitoi sërish në transfertë ndaj Sheffield United. Skuadra e Guardiolës fitoi në limitet e lojës me rezultatin 1-2. Pjesa e parë u mbyll pa gola, megjithëse Haaland humbi një 11-metërsh në minutën e 37′.
Në pjesën e dytë pas një asisti nga Grealish, Haaland nuk gaboi duke kaluar në avantazh të tijët në të 63-tën. Skuadra e Sheffield nuk u dorëzua dhe në minutën e 85′ barazoi rezultatin. Por vetëm 3 minuta më vonë ishte Rodri që shënoi golin e fitores për City pas një topi nga Foden.
Në sfidën tjetër Liverpool fitoi me vuajtje në fushën e Newcastle 1-2. “Qymyrxhinjtë” kaluan të parët në avantazh me Gordon në minutën e 25′. Mbrojtësi i “The Reds” Virgil Van Dijk i komplikoi edhe më tepër gjërat pasi doli me karton të kuq në minutën e 28′.
Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi, pasi Liverpool me 10 lojtarë përmbysi gjithçka. Në fundin e sfidës heroi i skuadrës së Klopp ishte Darwin Nunez. Uruguajini barazoi rezultatin në minutën e 81 dhe në sekondat e fundit të lojës shënoi golin e fitores duke i dhënë 3 pikët Liverpool.
Ndërsa sfida e fundit ajo mes Burnley dhe Aston Villas përfundoi me fitoren e miqve 1-3.
Pas 3 javëve kampionat Manchester City mbetet në vendin e parë me pikë të plota, e ndjekur nga West Ham me 7 pikë.