GostivarLajme

Vijon aksioni për pastrimin e deponive ilegale në Gostivar

Komuna e Gostivarit ka filluar aksionin për mënjanimin e deponive ilegale në rajonin e komunës duke nisur nga deponia ilegale në afërsi të ish-fabrikës “Silika”, deponive ilegale në afërsi të varrezave në rrugën për në fshatin Debresh si dhedeponitë në afërsi të varrezave në rrugën Balindoll – Turçan i Vogël.

Aksioni për mënjanimin e këtyre deponive ilegale do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

Lusim qytetarët dhe bizneset që mbeturinat t’i hedhin në vendet e parapara dhe të mos krijojnë deponi të egra, në të kundërtën do të pasojnë dënime.

Hapësirat publike janë vendet ku ne jetojmë dhe ndajmë momente të rëndësishme me familjet dhe miqtë tanë, andaj është detyra jonë morale dhe qytetare të sigurohemi që këto hapësira të jenë të pastra.

Show More

Related Articles

Back to top button