LajmeMaqedoni

Grubi thotë se Kasami e dërgoi Kurtin në rrugë të gabuar: Është bërë nga injoranca, duke mos e ditur ku kalon rruga Tetovë-Prizren

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot në Euronews Albania tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me kryetarin e komunës, nga opozita, për të folur për një projekt i cili është tërësisht projekt i qeverisë maqedonase siç është rruga Tetovë-Prizren.

Grubi tha se ajo që ishte më absurde në takimin me kryetarin e Tetovës Bilall Kasami, është se takimi I tyre u zhvillua në fshatin Vicë që nuk ka asnjë lidhje me rrugën.

“Absurdi më i madh ishte se kryetari i komunës së Tetovës e dërgoi kryeministrin e Kosovës, duke mos i thënë , për të diskutuar për rrugën Prizren-Tetovë dhe e çon sit ë themi në Shkodër e Tropojë, ndërkohë që rruga ndërtohet në Vlorë. U dërgua në një fshat që nuk ka të bëjë fare me ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, por kjo është bërë nga injoranca duke mos ditur ku kalon rruga. Se ku do të ndërtohet tuneli. Tuneli kapërcen vijën kufitare mes dy vendeve tona, ai është kryekëput projekt i qeverisë dhe komuna nuk ka asnjë kompetencë për këtë projekt. Besoj se zoti Kurti duhet ta kishte ditur ose nuk është informuar mjaftueshëm qoftë nga kabineti I tij qoftë nga kryetari I komunës së Tetovës”, tha Grubi.

Show More

Related Articles

Back to top button