LajmeMaqedoni

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri me porosi para fillimvitit të ri shkollor: “Ndëgjoje mësuesen/in! Është prindi i dytë për ty!”

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri 4 ditë para fillimvitit të ri shkollor ka ndarë një porosi për prindërit.

Postimi i plotë

Edhe 4️⃣ditë!

🗨Porosia ime: 👨‍👩‍👧‍👦👨‍👦👩‍👦Prindër të respektuar, bisedat e juaja para fëmijëve për 🏢shkollën, 👩‍🏫👨‍🏫kuadrin mësimor në shkollë, janë pikënisja e sjelljes së fëmijës tuaj në shkollë.

🔙E mbani mend fjalinë e prindërve tanë kur ne ishim nxënës: “Ndëgjoje mësuesen/in! Është prindi i dytë për ty!”.

🔛Le të vazhdojë ky frymëzim edhe tani, sepse autoriteti i shkollës ndihmon në suksesin e nxënësit e këtë autoritet e ndërtoni edhe ju prindërit me biseda pozitive para fëmijëve kur temë janë shkolla dhe kuadri arsimor. 👫Nxënësit janë ardhmëria jonë dhe pa hamendje ata duhet të jenë në qendër të vëmendjes për të gjithë ne.

Show More

Related Articles

Back to top button