Në pikat e kalimit kufitar mëngjesin e së martës nuk është raportuar për fluks të madh të automjeteve.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 08:03), pritjet dhe kolonat e automjeteve janë të pakta.
Për dallim nga pikë kalimet kufitare tjera, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 20 minuta, ndërkaq në pikat tjera maksimumi i pritjes është 10 minuta.
Kolona e automjeteve në Merdar arrin në 40 metra, ndërkaq në pikat tjera nuk raportohet për kolona.