LajmeMaqedoni

Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Presidenti Stevo Pendarovski sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë.

Siç bëri të ditur Kabineti i Presidentit Pendarovski, sot në Pragë shefi i shtetit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do ta pritet nga presidenti i Republikës së Çekisë Petr Pavel. Më pas do të mbahet takim tet-a-tet mes dy presidentëve, ndërsa është paraparë takim plenar i delegacioneve të të dyja vendeve.

Presidenti Pendarovski do të ketë takime edhe me kryetarin e Senatit të Parlamentit Millosh Vistrçill, me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Marketa Pekarova Adamova dhe me kryetarin e Qeverisë Petr Fiala.

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën Çeke, presidenti Pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska.

Show More

Related Articles

Back to top button