Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, do të marrë sot pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.
Ajo në panelin “Ballkani Perëndimor: Gjithçka po ndryshon, por gjithçka mbetet e njëjtë”, përballë do ta ketë homologun e saj serb, Ivica Daçiq.
Përveç dy të lartpërmendurve, pjesëmarrës në këtë diskutim do të jenë edhe kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, anëtari i Këshillit të Shtetit të Francës, Alexandre Adam, zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ai I Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.