LajmeRajon

Gazi natyror amerikan po e zëvendëson atë rus në Evropë

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kevin McCarthy është shprehur se ka në plan të promovojë eksportet e gazit natyror në një takim me homologët e shtatë vendeve më të zhvilluara (G7) në Japoni.

McCarthy tha se ky takim do të ketë si temë kryesore diskutimi politikën energjetike, në kontekstin e përpjekjeve të Evropës për të hequr dorë nga varësia nga gazi rus si reagim ndaj pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar.

Ai ka theksuar se nëse gazi natyror rus zëvendësohet me atë amerikan, vetëm në Evropë për një vit, do të reduktohen 218 miliardë tonelata emetim të dyoksid karboni, sepse gazi amerikan është më i pastër.

Blloku evropian gjatë vitit të kaluar importoi 56 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm të SHBA-së, më shumë se dyfishi i nivelit të një viti më parë.

Show More

Related Articles

Back to top button