LajmeMaqedoni

KRYETARI I BASHKËSISË ISLAME TË LUGINËS SË PRESHEVËS PËR VIZITË NË BFI

Sot me datë 29.08.2023, e martë, kryetari i BFI-së, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai në kabinetin e tij i shoqëruar nga drejtori i diasporës, Dr. Selver Ef. Xhemaili dhe drejtori për shkencë dhe kulturë, Musanif Ef. Rufati, priti kryetarin e Bashkësisë islame të Luginës së Preshevës, Nexhmedin Ef. Ademi me bashkëpunëtorët e tij, Reshat Ef. Musliu, shef i kabinetit të kryetarit dhe Abedin Ef. Limani, sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame.

Delegacioni i Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës njoftuan Reisul Ulemanë, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetain për punën dhe organizimin e jetës fetare në Luginë. Nexhmedin Ef. Ademi duke vënë në dukje peshën dhe rëndësinë që kanë BFI dhe Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, si faktor kyç në organizimin e jetës fetare në rajon, theksoi nevojën e ndihmës dhe bashkëpunimit për të gjitha projektet që kanë të bëjnë me jetën fetare.

Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetari falënderoi kryetarin Nexhmedin Ef. Ademin dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën dhe i uroi për punën e tyre, duke shtuar se është i gatshëm të përdor gjitha kapacitetet, pa kursyer autoritetin e tij për të ndihmuar Bashkësinë Islame të Luginës së Preshevës, sepse, siç theksoi Reisi, Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës është institucion që kujdeset për mbarëvajtjen e jetës fetare dhe ruajtjen e trungut kombëtarë në Luginë.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë dhe planet e bashkëpunimit në të ardhmen dhe perspektivat e dy bashkësive. Në fund në shenjë falënderimi për mikpritjen dhe vizitën të dy kryetarët shkëmbyen dhurata.

Show More

Related Articles

Back to top button