LajmeMaqedoni

Nedellkov: SASHK-u nuk e mbështet Sindikatën e Pavarur për grevë

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës nuk do ta përkrahë grevën eventuale të Sindikatës së Pavarur të Arsimit, pasi nga kjo e fundit u paralajmërua mundësia që viti i ri shkollor të nis me bojkotim të mësimit, për shkak të siç u tha, pakënaqësive me rrogat e ulëta dhe mosrespektimin e marrëveshjes kolektive. Kërkesat janë të pabaza, thotë për servilin publik kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, Jakim Nedellkov.

“Konstatimi ynë është se në pjesën më të madhe të këtyre çështjeve po respektohet marrëveshja kolektive dhe për ne nuk ka bazë për grevë. E vetmja me të cilën pajtohem në argumentet e tyre është se rroga nuk jepet deri në datën 10-të, por mes datës 10 dhe 15 të muajit, që vlerësoj se respektohen 30 ditët për ndarjen e rrogave dhe kjo nuk është ndonjë arsye për grevë.”, – deklaroi kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

Bisedimet ndërmjet Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Financave janë në fazë përfundimtare, sqaron Nedellkov, i cili njëherit paralajmëron se rritja e rrogave nga shtatori do të jetë më e madhe se 10%, siç ishte njoftuar më parë.

“Me përgjegjësi them se rritja për rrogat e shtatorit do të jetë më shumë se 10%, por sa do të jetë e saktë ende nuk mund ta them, sepse ende po zhvillohen bisedimet. Ky është njëri aspekt me të cilin do të rritet statusi social i të punësuarve në arsim dhe aspekti i dytë është se jemi para nënshkrimit të marrëveshjes kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm.”, – theksoi kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

Me këtë deklaratë Nedellkov e refuzon ftesën e kryetarit të Sindikatës së Arsimit, Tomisllav Gievski, për organizim të grevës në fillim të vitit të ri shkollor. Në mesin e pakënaqësive Gievski, përveç pagave të ulëta dhe mosrespektimin e marrëveshjes kolektive, si arsye për grevë ka përmendur edhe pakënaqësinë e arsimtarëve me konceptin e ri në sistemin arsimor, për çka nuk ka gjetur përkrahjen e Nedellkovit.

Show More

Related Articles

Back to top button