GostivarLajme

Gostivar, një person dyshohet për prodhimin e pornografisë me fëmijë

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 30-vjeçarit banues në Gostivar, pasi ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë për fëmijë”.

Në periudhën prej vitit 2022 deri më 26.06.2023 në Gostivar, i dyshuari ka prodhuar pornografi për fëmijë, duke filmuar në disa raste marrëdhënie seksuale me një fëmijë viktimë 15-vjeçare. Materialet video dhe fotot e regjistruara i ruajti në memorien e celularit, për t’i shpërndarë, transmetuar dhe ofruar në një mënyrë tjetër.

“Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, mundësia e pengimit të procedurës penale nga i dyshuari duke ndikuar te dëshmitarët, si dhe rrethana të veçanta që arsyetojnë frikën se do të përsërisë veprën penale, prokurori publik kompetent te gjyqtari i procedurës paraprake ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Show More

Related Articles

Back to top button