LajmeMaqedoni

Petrovska – Zholi: Treguam unitet në përforcimin e sigurisë së krahut lindor të NATO-s

Maqedonia e Veriut dhe Kanadaja treguan solidaritet në përforcimin e sigurisë së krahut lindor të NATO-s. Kanadaja edhe pse nuk është anëtare e BE-së, fuqishëm është e bindur se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, si mënyrë e vetme për përforcim të stabilitetit, përparimit dhe për zhvillim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit transatlantik, konkluduan në takimin e sptlm ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë, Melani Zholi, e cila ndodhet për vizitë në vendin tonë.

Në takim Petrovska dhe Zholi biseduan për bashkëpunimin në mbrojtje të Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë, si dhe përkushtimin e të dy vendeve në përforcimin e sigurisë kolektive të NATO-s, përmes pjesëmarrjes në forcat multinacionale të Aleancës në krahun lindor.

“Agresioni rus ndaj Ukrainës dhe i tërë mosrespektimi i rendit të vendosur botëror juridik na tregoi se vazhdimisht duhet të jemi vigjilentë dhe të përkushtuar në mbrojtjen e vlerave tona – demokracisë sonë, lirisë dhe sovranitetit. Falënderim për aleatët tanë kanadezë, nën kryesimin e të cilëve pjesëtarët e Armatës së RMV-së dhe aleatët e tjerë në kuadër të forcave multinacionale të NATO-s në Letoni, e përforcojnë sigurinë e të gjitha anëatreve të NATO-s”, tha Petrovska.

Ministrja Zholi theksoi se Kanadaja e vlerëson lartë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të ARM-së në forcat multinacionale të NATO-s në Letoni dhe porositi se ata janë pjesë e rëndësishme e sigurisë kolëektive të Aleancës dhe sigurisë së të gjitha vendeve-anëtare.Zholi potencoi se Kanadaja edhe pse nuk është anëtare e BE-së, fuqishëm është e bindur se vendi iMaqedonisë së Veriut është në BE, si mënyrë e vetme për përforcimin e stabilitetit tonë, përparimin dhe për zhvilllim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit transatlantik.

Show More

Related Articles

Back to top button