Kombëtarja italiane e futbollit vjen në Shkup. Më 9 shtator e në stadiumin e kryeqytetit Maqedonia e Veriut përballet me italianët të cilët i mposhti në vitin 2022 në Palermo.
Pas tërheqjes së Stefan Ristovskit nga përfaqësuesja, shiritin e kapitenit tani do ta mbaj Enis Bardhi.
“Nuk kam menduar për atë, po për mua kapiten është Enis Bardhi”, tha Bllagoja Milevski – seleksionues i Maqedonisë.
Në listën e futbollistëve të cilën e shpalli sot Milevski u gjenden dy emra të rinj, Ahmet Ilazovski dhe Dimitar Mitrovski, ndërsa për shkak të lëndimeve nga lita bien Radeski, Çurlinov dhe Etemi.
I pyetur për spekulimet se më nuk do të jetë seleksionues i Maqedonisë së Veriut pas këtij cikli të kualifikimeve Milevski u përgjigj shkurt.
“Unë e e di që kam një kontratë aktuale dhe kam në plan ta respektoj deri në fund”.
Te Italia së fundmi dha dorëheqje trajneri Robero Mancini dhe në vend të tij erdhi Lucioano Spaleti.
Por cfarë do të mund të bëjë Maqedonia ndaj Italisë, pas atij debakli ndaj Anglisë në Macester kur u mposht me rezultat 7-0
“Është koha që të gjithë ne të kuptojmë se Maqedonia nuk është superfuqi e futbollit botëror dhe ky është realiteti. Pritshmëritë janë në rregull, është mirë që duhet të kemi pritshmëri, por realiteti ynë është krejtësisht ndryshe. Maqedonia mund të jetë e mirë vetëm nëse funksionon si ekip”.
Maqedonia në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 ka zhvilluar 3 ndeshje. Në dy të fundit pësoi disfatë nga Anglia dhe Ukraina, ndërsa fitore ka shënuar ndaj Maltës.
Pas takimit me Italinë, përfaqësuesja verdhekuqe 3 ditë më vonë përballet me Maltën në terren mysafir.