LajmeRajon

Rama: Rruga e Dukagjinit, impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik

Banorët e Dukagjinit do të kenë së shpejti një rrugë rehabilituar, e cila do të ndikojë për zhvillimin ekonomik dhe turizmin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në  segmentin Prekal-Kir, i cili do t’i japë një zhvillim të ri zonës.

Rama tha se “punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, financohen nga qeveria shqiptare për bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik për një zonë mahnitëse”.

Kryetari i bashkisë bashkisë së Shkodrës, Benet Beci pa dje nga afër ecurinë e punimeve, ku theksoi se “kjo është faza e parë e këtij investimi, rruga ka gjatësi 17 km, 5 m gjerësi, kanalizime, ura, sistemime dhe mure mbrojtëse. Faza tjetër do jetë më vonë”.

Banorët e zonës që jo vetëm e mirëpresin fillimin e këtij investimi të shumëpritur, por edhe po bashkëpunojnë maksimalisht për mbarëvajtjen e punimeve.

Show More

Related Articles

Back to top button