Me përfundimin e ndeshjeve të Play-Off, champions League është gati të mësojë shpërndarjen e skuadrave për fazën e grupeve nëpërmjet shortit që do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00 në Montecarlo. Pritet një short i vështirë për skuadrat italiane, sidomos për Milan dhe Lazio të cilat janë pjesë e vazos së tretë dhe në teori do të përballen me të paktën dy skuadra më të forta.
Nga ana tjetër, në vazon e dytë gjenden finalistët e edicionit të kaluar, Interi ndërsa në vazon e parë është Napoli. Në vazon e parë janë gjithashtu edhe të gjitha fitueset e kampionateve si Barcelona, Manchester City, Bayern Munich, Feyenoord, Benfica, PSG dhe fituesja e Europa League, Sevilla.