Alma K, ka dalë paraditen e sotme në GJKKO, ku kërkoi heqje të masës së sigurisë ndaj saj. Gjykata e dënoi atë me masën “Arrest në shtëpi” pas video-skandalit me ish-kreun e bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin.
Alma Kaçi u pa sot në ambjentet e jashtme të GJKKO e shoqëruar nga një patrullë policie, ndërsa jashtë ambienteve të GJKKO-së ajo ka fter gazetarët duke u thënë se janë bërë si lypësit nëpër semafore.
Alma K: Jeni bërë si ata lypësit në semafor, edhe ju lypni informacione nga SPAK. Mirë ato, por i keqinterpretoni lajmet
Gazetari: Çfarë lypët te Safet Gjici?
Alma K: Çfarë lypa? Atë që lypni juve këtu..