Ka vazhduar protesta kundër propozimit francez.
Një pjesë e protestuesve kanë vazhduar të qëndrojnë përpara godinës së Qeverisë ku tashmë janë vendosur edhe tenda.
Thonë se s’do heqin dorë nga protesta derisa të refuzohet propozimi.
Thonë se propozimi francez është në dëm të popullit maqedonas.
“Këtu do të jemi derisa pushteti nuk dëgjon zërin e popullit. Ditëve të fundit, populli ishte mjaft i zëshëm. Pushteti duhet të dëgjoj popullin sepse ata e sjellin në pushtet dhe ata duhet ta dëgjojnë, si do të jetë në këtë rast nuk e di. Ne e dimë se kush jemi, nuk mundet një propozim francez të na tregoj se jemi diçka tjetër”, thotë një protestues.
“Padrejtësia më e madhe është që perëndimi dikton të shkatërrohet populli maqedonas”, u shpreh një protestues tjetër.
“Çfarë tani. Bëhet fjalë për Maqedoninë dhe maqedonasit ndërsa Osmani punon vetëm në interes të shqiptarëve. Sigurisht kanë tjetër qëllim, bullgarët të komandojnë këtu ndërsa ata më vonë, shqiptarët do të kërkojnë shkëputje, më kupton”, tha po ashtu një tjetër protestues./ Alsat.mk/