LajmeMaqedoni

Avokati i Popullit: Sa më shpejtë të sillet ligji për arsim të mesëm

Avokati i popullit u dëshiroi vit të suksesshëm të gjithë nxënësve, posaçërisht fillestarëve, dhe u bën thirrje të gjithë të përfshirëve në procesin edukativo-arsimo, dhe prindërve, maksimalisht t’i përkushtohen arsimit dhe edukimit të fëmijëve. Avokati i popullit bën thirrje ata të punojnë me ta, t’ua japin vëmendjen dhe kujdesin e nevojshëm, t’u sigurojnë ndihmë dhe përkrahje, mirëkuptim për çështje lidhur me jetën shkollore, por edhe të përditshme, “me atë rast duke i respektuar fëmijët si bartës të të drejtave dhe duke mbajtur llogari që interesi më i mirë i fëmijës të jetë kryesori gjatë sjelljes së vendimeve”. Ky institucion përkujton se ata duhet t’i përfshijnë fëmijët në të gjitha proceset të cilat kanë të bëjnë me ta apo lidhur me ta, me çka, siç ceket, “do të dërgojnë sinjal të qartë se gjatë vitit shkollor nuk lihen vetë dhe se në çdo moment për çdo problem, pa frikë dhe kufizime, kanë kujt t’i drejtohen për ta zgjidhur problemin apo dilemën që e kanë”. “Sa i përket atyre të cilët janë përgjegjës për zbatimin e politikave në arsim, Avokati i popullit përkujton se arsimi fillor dhe i mesëm janë të obligueshëm dhe pa pagesë, ndërsa sigurimi i librave dhe veglave tjera ndihmëse, si dhe transporti i nxënësve janë vetëm pjesë e parakushteve për zhvillim të papenguar të procesit cilësor arsimor për të gjithë fëmijët, përfshirë edhe për fëmijët në rrezik, fëmijët të cilët vijnë nga familje të rrezikuara sociale, si dhe fëmijët me pengesa. Rrjedhimisht, rekomandon sa më parë të sillet Ligji për arsim të mesëm, i cili për fëmijët me pengesa në mënyrë sistematike do ta zgjidhë problemin me sigurimin e asistentëve arsimorë, me ndihmën dhe mbështetjen e të cilëve do të zotërojnë materialin e dhënë”, ceket në kumtesën e Avokatit të popullit. Avokati i popullit thekson edhe se i inkurajon nxënësit të tregojnë interesim për mbrojtjen e të drejtave të tyre, t’i njohin ato, dhe pa frikë të paraqesin për ndonjë mosrespektim apo shkelje të tyre të mundshme “pa marrë parasysh nëse shkelja është në kuadër të shtëpisë (familjes) apo në shkollë”.

Show More

Related Articles

Back to top button