Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e parë në merkaton verore. Tyrell Malacia është lojtari më i ri i “djajve të kuq” dhe menjëherë është vënë nën urdhrat e teknikut Ten Haag. Mbrojtësi ka nënshkruar kontratën e cila do ta mbajë të lidhur në Manchester deri në vitin 2026-të, me opsionin e rinovimit për një vit tjetër.
22-vjeçari në konferencën e prezantimit për shtyp u shpreh shumë i lumtur ku deklaroi se: Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të bashkohem me Manchester United. Ky është një kapitull i ri për mua, një ligë e re me bashkë-lojtarë të rinj dhe një trajner të jashtëzakonshëm që na udhëheq. Unë e njoh mjaft mirë Ten Haag pasi jam përballur me të në Eredivisise dhe e di se çfarë kërkon nga lojtarët e tij.
Gjithashtu mbrojtësi ka një premtim edhe për tifozët e Man United…
“Pavarësisht se jam ende i ri dhe do të vazhdoj të përmirësohem, mund tju premtoj tifozëve të United se do të japë më të mirën time sa herë të vesh fanellën e kuqe”, u shpreh Malacia.