LajmeRajon

Arrestohen tre të mitur, dyshohet se shkaktuan zjarrin në Muzeun e Muzikës në Gjakovë

Tre të mitur janë arrestuar nën dyshimin për shkaktimin e zjarrit në Muzeun e Muzikës në Gjakovë.

Policia njofton në raportin 24 orësh se të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.

“Më datë 31.08.2023, pas një pune intensive hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë tre persona të moshës së mitur, të dyshuar si kryes të mundshëm të veprës. Pas dëgjimit të tyre në prezencën e akterëve të nevojshëm në konsultim me prokurorin e çështjes të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Më 30 gusht është raportuar se objekti i Muzeut të Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.

Show More

Related Articles

Back to top button