Komuna e Vrapçishtit përmes një aktiviteti kulturorë ka pritur nxënësit e klasave të para. Ky organizim tradicional është mbajtur te Pallati për Kulturë “Shota” në fshatin Negotinë, ku në fillim performuan teatri për fëmijë “PINOKU” me shfaqen “I LIGU QË SHTIRET”.
Pas shfaqes, fjalë përshëndetëse dhe mirëseardhje nxënësve u kanë dëshiruar, përgjegjësja për arsim pranë Komunës së Vrapçishtit, Halime Bajrami dhe drejtori i shkollës fillore të fshatit Negotinë Bejtulla Kamberi.
Nga ana e mësueseve për nxënësit e klasave të para u ndajtën dhuratat dhe u bënë fotografi rasti me gjithë fëmijët. “Kënaqësi dhe përgjegjësi në edukimin dhe mësimimin e klasëve të para. Suksese dhe mbarësi të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve në këtë ditë të parë mësimi”, thuhet në urimin e shkollës fillore “Naim Frashëri” të fshatit Negotinë.