LajmeRajon

Rrokulliset vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur

Një person ka humbur jetën, ndërkaq një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në mëngjesin e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Me datën 02.09.2023 rreth orës 06:10, në autostradën Ibrahim Rugova në km 24 drejtimi i Vërmicës, ka ndodhur një vetaksident, ku një automjet Suzuki me targa lokale me vozitës mashkull kosovar, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë, me ç ‘rast lëndime trupore kane pësuar dy persona, njeri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë”, ka thënë Kelani.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës.

Sipas Kelanit në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik dhe në parandalim të aksidenteve.

Show More

Related Articles

Back to top button