LajmeRajon

Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit, Rama do ta drejtojë mbledhjen e parë në OKB

Pas marrjes së presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria, edhe pse pa të drejtë vote, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në mesin e muajit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të drejtuar punimet e përgjithshme të Asamblesë së Përgjithshme si dhe të Forumeve.

Së bashku me kreun e tyre do të udhëtojë edhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, si dhe President Bajram Begaj, pohoi të premten para gazetarëve ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha i cili u pyet nëse mbledhjes së 20 shtatorit do t’i bashkohej presidenti ukrainas apo jo.

“Mund të konfirmoj që kryeministri im do të jetë aty dhe ai do të drejtojë mbledhjen e saj është e sigurt. Ajo është e dytë se dhe Presidenti Zelensky mund të jetë aty” , tha ambasadori Hoxha.

Edi Rama do të drejtojë më 20 shtator mbledhjen e liderëve të Këshillit të Sigurimit, si kryeministër i vendit që merr presidencën.

Kjo është një nga më të rëndësishmet, me fokus të takimit që pritet të marrë pjesë edhe Volodimir Zelenski.

Kurse më 14 shtator në Nju Jork, kryediplomatja Olta Xhaçka do të drejtojë mbledhjen që ka në fokus ngritjen e një rrjeti për ndihmat humanitare.Ndërsa President Begaj më 21 shtator do të mbajë fjalën në emër të Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme.

Kjo është hera e dytë, pas qershorit 2022, për Shqipërinë që drejton presidencën e këshillit./TCH

Show More

Related Articles

Back to top button