LajmeRajon

Specialja e konfirmon vizitën e Hashim Thaçit në Kosovë

Gjykata Speciale e ka konfirmuar vizitën e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, në Kosovë.

Specialja tha se arsyeja e vizitës së Thaçit në Kosovë është për arsye bindëse humanitare.

“Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Thaçi, për t’a takuar familjen e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Speciales, transmeton Klankosova.tv.

Burime të Klankosova.tv bënë të ditur se arsyeja e vizitës së Thaçit në Kosovë është gjendja shëndetësore e babait të tij.

Show More

Related Articles

Back to top button