LajmeMaqedoni

Reformat në shëndetësin primare, mjekët amë: Nuk mund të zbatohen, s’ka personel

 Është mirë e menduar, por vështirë për t’u realizuar’ kështu i komentojnë mjekët amë dhe infermierët reformat në mbrojtjen primare shëndetësore, që u shpallën kohë më parë. Reforma parashikon transferimin e barrës nga poliklinikat dhe spitalet, tek ambulancat e mjekëve amë, të cilët, përshembull do të duhet të bëjnë një ekodiagnozë.

“Pra, cilit mjek dhe me çfar kriteresh do të vendosin t’i japin ekografi, cilit mjek do t’i japin eko për gjirin, për gjëndrrat tiroide? Në të gjithë rajonin mungojnë infermierët, infermierët patronazh. Pra, infermier që do bëjnë ekografi të enëve të gjakut, kjo për të ne është një fantashekncë.Duhet të kemi anekse të reja,marrveshje të reja dhe duhet saktesisht të llogarisim metodologjinë për pagesën e të punësuarve në Shëndetësin Primare, pa këtë, ky projekt nuk ka gjasë tëaplikohet”, u shpreh Lilija Çolakova Dervishova nga shoqata e mjekëve privatë amë.

Për reformat duhet ri-organizim struktural. Në disa komuna të Shkupit ka vetëm nga një infermier kujdestar, thotë përfaqësuesja e Unionit të Shoqatave të Infermierve. Reforat duhet të fillojnë në sferën e arsimit, shton ajo.

“Ne tani për momentin kemi një paradoks dhe ky problem është te programet arsimore në shkollat e mesme të infermierisë,nuk mësohet asnjë lëndë e patronazhit, ndërsa në konkurset janë kërkesa për të qenë infermiere ekskluzivisht me diplomë të shkollave të mesme profesionale”, theksoi Gordana Beshlioska nga unioni i shoqatave të infermierive.

Mehmedoviq: Kërkohet investim dhe kohë

Për kordinatorin e këtij projekti, reformat janë të realizueshme por kërkohet investim.

“Reforma do të zhvillohet me etapa,bëhetfjalë për fushveprim të reformës, e cila nuk nënkupton vetëm investime në resurse njerëzore, investime në infrastrukturë, por ,do të këtë investime në aparaturë, do të investohet edhe në edukim, do tu jepen kompetenca mjekëve amë si dhe infermierëve. Pra, bëhet fjalë për një kompleks reformash. Ne kemi nje plan veprimi të caktuar, për atë se si do të zbatohet, i kemi bërë të gjitha analizat dhe kemi parë që mund të zbatohet. Presim që brenda tre viteve, reformat tërsisht të zbatohen”, u shpreh kordinatori i projektit Zlate Mehmedoviq. 

Pjesë e reformave në mbrojtjen primare shëndetësore është përforcimi i rolit të mjekëve amë, si dhe ulja e procedurave administrative për përshkrim të terapisë kronike, që sipas Ministrit të Shëndetësisë, bëhen me qëllim të afrimit dhe thjeshtimit të shërbimit për të gjithë pacientët.

Show More

Related Articles

Back to top button