LajmeRajon

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare, ja çfarë pritet

Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare. Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 16:30. në kompleksin “Xibraku” në Tiranë, teksa priten dhe ndryshime në qeveri.

Kryeministri Edi Rama i pyetur disa ditë më parë për ndryshime në qeveri, u shpreh se do të duhet të pritet edhe pak deri në zhvillimin e mbledhjes Asamblesë Kombëtare.

Agjenda zyrtare e Asamblesë nuk është zbuluar, por do të jetë kryeministri Rama që do të mbajë një fjalim përpara anëtareve të Asamblesë.

Në fund të korrikut, kryesocialisti shkarkoi Damian Gjiknurin si sekretar i përgjithshëm dhe në vend të tij komandoi Blendi Klosin ndërsa vendin bosh të kreut të grupit parlamentar ia besoi Bledi Çuçit.

Në mbledhjes e sotme, Rama pritet të bëjë publike emrat e sekretarëve të rinj si dhe agjendën politike të mazhorancës jo vetëm në raport me kundërshtarët, por edhe me zhvillimet brenda partisë.

Një tjetër vendim që pritet të marrë Asambleja Kombëtare e PS është thirrja e Kongresit për të miratuar vendimet që të do merren ditën e hënë pasdite.

Show More

Related Articles

Back to top button