LajmeRajon

Arifi: Sanksionet s’do të hiqen deri në realizim të pikave të marrëveshjes së Bratislavës

Për shkak të mosshstensionimit të situatës në veri të vendit kohë më parë Kosovës iu vendosën masa nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të njëjta vazhdojnë te jenë ende në fuqi.

Por, se ish-kryenegociatori Avni Arifi thotë se të tilla do të mbesin të paktën deri sa të realizohen në tërësi pikat e marrëveshjes së Bratislavës

Ndërsa, deklaron se ato nuk do të duhej të vendoseshin fare.

“Ne besojmë se nuk do të duhej të vendoseshin, por mënyra, qasja që ka bërë Qeveria e Kosovës që nga targat, pastaj mënyra qysh i është qas komunave veriore ne e kemi konsideruar si të gabueshme dhe ky është një realitet pa marrë parasysh se a pajtohemi apo jo, sanksionet janë një realitet dhe ato nuk pritet që të hiqen të paktën derisa të realizohen në tërësi pikat e marrëveshjes së Bratislavës, e si duket Qeveria e Kosovës nuk e ka për urgjencë implementimin e atyre pikave”, është shprehur Arifi.

Show More

Related Articles

Back to top button