LajmeRajon

Vjosa Osmani pritet me ceremoni shtetërore nga Bajram Begaj

Presidentja Vjosa Osmani ka nisur vizitën në Shqipëri ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Bajram Begaj, shkruan Reporteri.net.

Osmani dhe Begajn tashmë kanë nisur takimin.

Ata më pas pritet të dalin në një konferencë për shtyp në orën 11:40.

Ndërkaq takimin me kryeministrin Rama, Osmani pritet ta fillojë në orën 12:30, e më pas Osmani do të pritet në takim edhe nga kryetarja e Kuvendi të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Më poshtë gjeni agjendën e plotë të vizitës së Osmanit në Shqipëri:

4 shtator

Ora 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ora 10.15-10.40 – Takim tete-a-tete midis Sh.T.Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Show More

Related Articles

Back to top button