LajmeRajon

Kurti mori pjesë në “Hardh Orën Poetike”: Zëri unik i Xhevdet Bajrajt është mirë që të studiohet e lëvrohet në universitetet tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori mbrëmë pjesë në aktivitetin “Hardh Ora Poetike” kushtuar poetit Xhevdet Bajraj, të organizuar nga Hardh Fest dhe Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”.

Në oborrin e poetit shqiptar me famë botërore, Xhevdet Bajraj, kryeministri Albin Kurti, e vlerësoi këtë organizim si një mënyrë e mirë për ta kompensuar sadopak mungesën fizike të poetit i cili u nda nga jeta me 22 qershor të vitit 2022.

Para të pranishmëve, ai shprehu ndjesinë e të qenurit me fat që një poet kaq të madh e ka njohur personalisht.

 “Pra, artistë të mëdhenj i njohim nga vepra, po kur ke arritur edhe që t’i dëgjosh direkt e t’i prekësh, padyshim se përshtypjet janë më të mëdha, e unë do të thosha posaçërisht për shkak se bëhet fjalë për Xhevdetin”, tha kryeministri Kurti.

Show More

Related Articles

Back to top button